[deutsch] [français] [italiano] [kratka] [türkçe] [español]
Ftojmë të gjitha organizatat dhe personat, që aktivitetet e tyre të ndryshme t’i zhvillojnë gjatë kësaj jave. Vend ka për gjithçka: prej shfaqjeve teatrore, ekspozitave, debateve publike, koncerteve, shfaqjeve filmike e deri te ftesat për drekë. Gjithashtu mund të organizohen manifestime lokale, regjionale dhe nacionale. Edhe mediumet lokale e deri te ato nacionale janë të ftuara, që me tematizimin e migracionit të japin kontributin e tyre, për të nxjerrë në shesh shumëllojshmërinë e kësaj shoqërie. Kufi i ideve dhe formave është vetëm fantazia e pjesëmarrësve. Solidarité sans frontières (solidariteti pa kufi) merr përsipër koordinimin dhe komunikimin, dhe me këtë rast ka kyçur një platformë të internetit: www.ohneuns.ch publikon planet dhe programet aktuale të pjesëmarrësve. Me ndihmën e një skeme (Logo) të përbashkët dhe identifikuese në shumë gjuhë, krijojmë mundësinë e futjes së aktiviteteve të ndryshme nën një kulm dhe mundësojmë të kemi një emërues të përbashkët.
BASHKËPUNIMI DHE INTERESIMI YT JANË SHUMË TË RËNDËSISHËM.
Cili është qëllimi i Javës së Migrantëve? Ne duam të mënjanojmë pozitën inferiore të mbrojtësit dhe duam që me një mënyrë dinamike të vëmë tema kyçe nga këndvështrimi ynë. Vetëm me një vetëbesim të duhur mund të vëmë aksentë dhe të fitojmë ndikim më të madh. Java e Migrantëve ka për qëllim nxitjen e një këndvështrimi të ri mbi migracionin. Sot, nëse bëhet fjalë për migracionin, si dukuri pozitive, atëherë vetëm nga aspekti ekonomik. Përndryshe dhe në raste të caktuara flitet mbi migracionin si kërcënim për Zvicrën. Ne duam, që migracioni të mos pranohet vetëm si dukuri historike dhe e së ardhmes, e cila duhet pranuar patjetër, por si një mundësi e takimit dhe pasurimit të ndërsjellë mes njerëzve dhe popujve.