Ne jemi të bindur, se migracioni është një prej sfidave të mëdha për të gjithë ne. Një e ardhme e mirë për të gjithë është e mundshme vetëm nëse ne të gjithë ballafaqohemi me këtë sfidë duke përdorur resurset tona të shumëllojshme. Në vend të politikës së diskriminimit dhe të fajësimit të të huajve, ka nevojë për respekt, shanset korrekte dhe të drejta për të gjithë.
Manipulimi i opinionit gjithmonë ka qenë dera e pasme për shpërbërjen e paskrupull të të arriturave shoqërore dhe për një aparat autoritar shtetërorë që bën spiunimin e qytetarëve të vet. Ai i cili nxjerrë përfitime prej politikës ksenofobe si dhe shfrytëzon njerëzit me status të parregulluar të qëndrimit ai i abuzon të drejtat themelore.
E drejta për bashkë vendosje në shtet nuk i lejohet të gjithë njerëzve. Të huajat dhe të huajt duhet të paguajnë tatime, por nuk guxojnë të zgjedhin apo votojnë. E drejta e martesës zhbëhet. Në stilin e vjetër, për të huajt vlen principi i dyshimit dhe mosbesimit. E drejta për të mos vdekur urie vihet në pyetje. Qarqet e djathta kërkojnë, që atyre të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil, si metodë presioni, t’iu mohohet e drejta për ushqim. E drejta për bashkëjetesë familjare bëhet absurditet . Në vend të masave integruese, qarqet e djathta kërkojnë përgjegjësin e tërë fisit për fajin e një personi - në mesjetë. E drejta për mbrojtje nga ndjekja shkelet me këmbë. Refugjatët iu kthehen apo depërtohen në vende të cilat përdorin torturën.
Ne kërkojmë të drejta themelore për të gjithë.
ne jemi zvicra.
Ne të gjithë, të cilët jetojnë në Zvicër jemi Zvicra. Pavarësisht nga prejardhja, pasaporta dhe leja e qëndrimit. Ne i dalim përpara zjarrvënësve dhe luftojmë edhe më tutje për të drejta themelore për të gjithë. Së bashku ndërtojmë këtë shoqëri.