Politika juaj na ka ardhur në maje të hundës
Zjarrvënësit - të përkrahur nga babaxhanët- kanë mundur që me vite të tëra dhe me fushatat e tyre të njëpasnjëshme, të ndezin urrejtje kundër migrantëve, më të dobëtëve të shoqërisë dhe atyre që mendojnë ndryshe.
Shpërbërja e të arriturave sociale është e mundur vetëm nëse lejojmë të na shtyjnë të grindemi mes vete: zviceranët kundër migrantëve, meshkujt kundër femrave, ata me letra kundër atyre pa letra, të rinj kundër pleqve, punëtorë kundër të papunëve, të shëndoshët kundër invalidëve...
Nuk do të pajtohemi me manipulim të opinionit nga populistët
Një mik i aparteidit si Ministër për migracion; një Ministër i drejtësisë i cili tallet me gjyqet dhe kushtetutën; një Ministër i policisë i cili ndërsen kundër refugjatëve dhe më të dobëtëve të shoqërisë; parlamentarët të cilët bëjnë gara me propozime më çnjerëzore për ligjin mbi të huajt dhe azilin, dhe kantonet të cilat bëjnë gara se cili do të dëbojë dhe frikësojë në mënyrë më brutale refugjatë dhe njerëzit pa letra: Jo, me këtë atmosferë nuk duam të pajtohemi!
Fund armiqësisë ndaj të huajve.
Migrantët, Refugjatët dhe miqtë e tyre kanë deri tash kanë përjetuar shumë nënçmime: Fushatat, votimet dhe përkeqësimet përkatëse të ligjeve kundër tyre, të cilat ne është dashur t’i durojmë me dekada, janë skandaloze.
2 x Jo ligjit mbi të huajt dhe mbi azilin.
Edhe ligjet më të rrepta nuk do të janë në gjendje të parandalojnë migracionin, por shkaktojnë më shumë vuajtje, dhunë, trafikim me njerëz, padrejtësi dhe skllavopronari moderne.
Ne jemi Zvicra.
Ne të gjithë, të cilët jetojnë në Zvicër, jemi Zvicra. Pavarësisht nga prejardhja, pasaporta dhe leja e qëndrimit. Ne i dalim përpara zjarrvënësve dhe luftojmë edhe më tutje për të drejta themelore për të gjithë. Së bashku e ndërtojmë këtë shoqëri.